Franca i ka bërë thirrje BE-së që të ndalojë rregullat e saj strikte që kanë të bëjnë me buxhetet e vendeve anëtare për këtë vit e vitin tjetër si rrjedhojë e goditjes së rëndë të marrë nga pandemia e koronavirusit.

“Asnjë gjë nuk do të ishte më e keqe se rinisja e ekonomisë duke vënë frenat në shpenzimet publike”, shprehet Ministri i Financave Bruno Le Maire për gazetën “Le Figaro”.

“Ky është gabimi që ne bëmë në 2009-n”, shton ai duke iu referuar situatës së krijuar pas krizës financiare të 2008-s.

“Ne shpresojmë që pakti i rregullave ndaj stabilitetit ekonomik të pezullohet për vitin 2020 dhe 2021”, shprehet Le Maire.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nën rregullat strikte të BE-së vendet anëtare i vejnë një kufi defiçitit të buxhetit të tyre në 3% të GDP-së e njëkohësisht të mbajnë një raport të borxhit publik ndaj GDP-së në jo më shumë se 60%.

Më herët këtë javë drejtuesja e Bankës Qëndrore Europiane Christine Lagarde është shprehur se kriza e koronavirusit do të ishte një rast i mirë falë të cilit Pakti i Rritjes Ekonomike dhe Stabilitetit të BE-së të mund të modernizohet, e veçanërisht udhëzimet politiko-ekonomike përsa i përkasin rregullave të buxhetit.

Pakti është pezulluar përkohësisht nga kriza e koronavirusit, me Brukselin që i ka lejuar 27 vendet anëtare të shkojnë përtej limiteve të shpenzimeve dhe huamarrjeve teksa ato përpiqen të ringrejnë ekonomitë e tyre.

“Unë mendoj se kushtet e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes Ekonomike duhet të rishikohen dhe thjeshtëzohen përpara se të rivëhen në fuqi kur ne të kemi dalë nga kjo krizë”, është shprehur Lagarde të hënën. (EURACTIV, Gazeta “Si”)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";