Franca ka pezulluar 3,000 punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët nuk ishin të vaksinuar kundër COVID-19-së deri në afatin e 15 shtatorit të caktuar nga qeveria.

Disa dhjetëra, prej 2.7 milionë punonjësve shëndetësorë të vendit, tha të enjten Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, zgjodhën të japin dorëheqjen, në vend që të bëjnë vaksinën kundër koronavirusit.

Dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë nuk ishin të vaksinuar në korrik kur Presidenti Emmanuel Macron njoftoi afatin e 15 shtatorit për të pasur të paktën një dozë të vaksinës.

Ministri Veran tha se shumica e punonjësve të pezulluar punonin në shërbime dytësore dhe shumë pak mjekë dhe infermierë ishin në mes të të pezulluarve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste infektimesh me Covid dhe më shumë se 116,000 vdekje.

Ndpërkohë, në Shtetet e Bashkluara, në shtetin amerikan të Ajdahos, spitalet kanë filluar ta kufiojnë kujdesin shëndetësor “sepse rritja masive e pacientëve me COVID-19, që kanë nevojë të shtrohen në spital në të gjitha zonat e shtetit ka tkurrur burimet ekzistuese,” tha Departamenti i Shëndetit dhe Mirëqenies në Ajdaho të enjten.

“Situata është e tmerrshme – nuk kemi burime të mjaftueshme për të trajtuar pacientët në spitalet tona, pavarësisht nëse shtrohesh për COVID-19 ose një goditje në zemër ose për shkak të një aksidenti automobilistik. Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë situate “është që më shumë njerëz të vaksinohen. Kjo zvogëlon në mënyrë dramatike shanset për të shkuar në spital nëse sëmuresh nga COVID-19”, tha Drejtori i Departamentit, Dave Jeppesen në një deklaratë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Tregtisë janë takuar me prodhuesit kryesorë të vaksinave COVID për të hartuar strategji për të përmirësuar qasjen ndaj vaksinave për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qëllimi i koalicionit është të vaksinojë të paktën 40% të personave në çdo vend deri në fund të këtij viti dhe të paktën 60% deri në mesin e vitit 2022.

OBSH tha se arritja e objektivit është “kritike për t’i dhënë fund pandemisë dhe për rimëkëmbjen ekonomike globale.”/ VOA