
Pas disa ditësh protesta masive ndaj projektligjit të diskutueshëm që ndalon filmimin e oficerëve të policisë, parlamenti francez e miratoi atë me 388 vota pro.
Kryeministri Jean Castex deklaroi se qeveria nuk po synonte lirinë e shtypit, por donte të mbronte policinë.
Senati francez, i kontrolluar nga opozita konservatore, do të votojë projekt-ligjin në muajin janar, dhe më pas ai do ti kthehet parlamentit për një votim përfundimtar.
Qytetarët në Paris, Lyon dhe Bordeaux mbrëmjen e së martës u organizuan sërish në protesta që përfunduan në dhunë me policinë.
Nëse ligji bëhet zyrtar, filmimi i oficerëve të policisë në rrethana të caktuara do të dënohet me një vit burg ose me një gjobë prej 45,000 euro.
Kundërshtarët thonë se ligji do të pengojë lirinë e gazetarëve për të raportuar mbi ngjarjet publike dhe do ta bëjë më të vështirë mbajtjen e përgjegjësisë të zyrtarëve nëse përdorin dhunë.
Ndërsa mbështetësit thonë se ligji i planifikuar është krijuar për të mbrojtur oficerët dhe familjet e tyre nga të qenit të kontrolluar në internet dhe të sulmuar kur janë jashtë detyrës.