Një reklamë televizive për një biçikletë të prodhuar në Holandë është ndaluar nga organizmi mbikëqyrës i marketingut në Francë me pretendimin se krijon një “klime frike” për makinat. Megjithëse ajo transmetohet në televizione holandeze e ato gjermane, rregullatori francez ARPP ka ndërhyrë duke thënë se reklama për biçikletën VanMoof diskrediton në mënyrë të padrejtë industrinë e automobilave.

Në të shfaqet një makinë e zezë me shkëlqim, mbi të cilën pasqyrohen imazhe oxhaqesh, dritat që pulsojnë të automjeteve të urgjencës dhe bllokimet e trafikut. Automjeti shkrihet për tu shndërruar në biçikletën e fundit elektronike të kompanisë holandeze, e shoqëruar me mesazhin: “Koha për të ngarë të ardhmen”.

“Disa imazhe në reflektimin e makinës janë, për mendimin tonë, të pabalancuara dhe diskreditojnë të gjithë sektorin e makinave,” thotë ARPP në një letër dërguar VanMoof.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pamjet e fabrikave, oxhaqeve dhe një aksidenti krijojnë një klimë frike. Kështu që ata do të duhet të përshtaten”, theksohet më tej në letër. Kodi francez i marketingut e ndalon shfrytëzimin e frikës dhe vuajtjes nëpër reklama.