Franca do të fillojë në muajin mars prodhimin e vaksinës kundër Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca do të fillojë në muajin mars prodhimin e vaksinës kundër Covid

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi mbrëmjen e së martes se prodhimi  i vaksinave kundër koronavirusit në Francë do të fillojë nga “ fundi i shkurtit, fillimi i marsit”. Këtë deklaratë ai e bëri në fund të një takimi me laboratorët e mëdhenj francezë dhe evropianë.

“Dy ndërmarrje farmaceutike franceze do të fillojnë të prodhojnë vaksinën e Modernas kundër Covid-19 në muajin mars dhe atë të Pfizer / BioNTech në prill”, theksoi ministrja e Industrisë, Agnès Pannier.

Macron specifikoi se në prodhimin e vaksinës do të marrin pjesë katër qendra të ndryshme të prodhimit.

Ai tha se me vaksinat antiCovid duhet të furnizohen edhe vendet e varfëra.

Advertisement

“Ne duhet të mendojmë edhe për vendet në zhvillim. Nëse nnjerëzit nuk vaksinohen në ato vende, virusi do të godasë padrejtësisht njerëzit më të varfër dhe më pas COVID do të kthehet sërish në vendet tona.”

Sipas Macron, pengesa kryesore është kapaciteti i prodhimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy