Franca armatos Serbinë me avionë, pas marrëveshjes në Beograd, Macron akuzon Kosovën për ngecjen e asociacionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca armatos Serbinë me avionë, pas marrëveshjes në Beograd, Macron akuzon Kosovën për ngecjen e asociacionit

Ndërsa finalizoi marrëveshjen për blerjen e avionëve ushtarakë nga Serbia, presidenti Francez kritikoi qeverinë në Prishtinë për lëvizjet e fundit që ai i quajti shqetësuese dhe të njëanshme.

Në një deklaratë për shtyp në Beograd, Macron tha se këto veprime nuk japin sinjal të mirë dhe se Franca është e përkushtuar për formimin e bashkësisë së komunave serbe.

“Kjo çështje nuk do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe, në përputhje me rrethanat, nëse nuk ka guxim politik për të arritur një zgjidhje.  Së bashku me partnerët tanë evropianë, kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për hapat e fundit të njëanshëm të Kosovës që nuk dërgojnë sinjal të mirë”, tha Macron.

Ai theksoi se Franca dëshiron që Kosova të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Advertisement

“Jini të sigurt se Franca do të vazhdojë t’i ndjekë me vëmendje të veçantë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe, në këtë kontekst, jemi veçanërisht të përkushtuar për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shtoi Macron.

President i Francës Macron mbërriti në Beograd të enjten për një vizitë zyrtare dy ditore për nënshkrimin e disa marrëveshjeve  bashkëpunimi. Mes të cilave blerja nga Serbia në Francë e 12 avionëve luftarakë me vlerë 2,7 miliardë euro.

Gjatë konferencës për shtyp Macron tha se BE ka nevojë për një Serbi të fortë dhe demokratike, dhe se blerja e avionëve francezë është një zgjedhje strategjike.

Por për t’iu bashkuar BE-së Serbia duhet fillimisht të përmirësojë demokracinë, sundimin e ligjit, gjyqësorin, korrupsionin, krimin e organizuar dhe të rregullojë marrëdhëniet me Kosovën.

Advertisement

Politikat e saj duhet gjithashtu të jenë në përputhje me ato të Brukselit, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy