FOTOT: Ushtarët ukrainas vijojnë stërvitjen mes tensioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forcat ukrainase kanë zhvilluar stërvitje ushtarake duke stimuluar një luftë urbane në një zonë të shkretuar në vend. Siç duket edhe në pamje ata qëlluan drejt ndërtesave të braktisura ku hodhën edhe granata të cilat ishin të verifikuara për nivelin e rrezatimit përpara se stërvitja të fillonte.

Forcat speciale së bashku me policinë dhe gardën kombëtare luftuan me armikun në mënyrë imagjinare teksa vendi po përgatitet për një ofensivë të mundshme ushtarake ruse. Rusia e cila pushtoi gadishullin e Krimesë përgjatë vitit 2014, ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa ushtarakë në kufijtë me Ukrainën.

Ajo po kërkon garanci sigurie të cilat përfshijnë një premtim që NATO nuk do ta pranojë kurrë Kievin teksa vijon të refuzojë se ka në plan të kryejë një ofensivë ushtarake në drejtim të Ukrainës.

Së fundmi kanë mbërritur në Gjermani disa nga forcat ushtarake që SHBA paralajmëroi më herët se do të dërgonte në disa vende Europiane. Ata do të kenë një seli në Gjermani për të mbështetur 1700 parashutistë të cilët do të pozicionohen pranë Polonisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy