FOTOT: Talebanët premtuan amnisti dhe paqe, por në Kabul nisin fshikullimet me kamxhik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në të njëjtën ditë kur udhëheqësit e talebanëve dolën në konferencën e parë për media pas marrjes së kontrollit të Afganistanit dhe premtuan rivendosjen e rendit dhe aministri për bashkëpunëtorët e Perëndimit, në terren situata është krejt ndryshe.

Në disa foto dramatike të publikuara nga “Los Angeles Times” shihen njerëz të gjakosur, mes tyre edhe fëmijë, të fshikulluar me kamxhik nga talebanët për t’i penguar që të futen në aeroportin e Kabulit. Talebanët madje hapën edhe zjarr për të zmbrapsur turmat e njerëzve që duan të largohen nga vendi për të mos jetuar nën regjimin e tyre.

Ata premtuan se do të sigurojnë më shumë liri për gratë në jetën publike, bazuar gjithsesi në ligjet e sheriatit, por shumë pak njerëz e besojnë këtë.

Gjithashtu, udhëheqësit talebanë thanë se nuk do të ketë hakmarrje ndaj bashkëpunëtorëve të Perëndimit, por disa video të publikuara në mediat amerikane treguan patrullimet në rrugët e Kabulit dhe kontrolle në shtëpitë e personave që mendohet se kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy