Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi një bombë e vendosur në një autobus ushtarak ka shpërthyer në qendër të Damaskut.

Mjeti u godit nga dy pajisje shpërthyese, sapo kaloi urën Jisr al-Rais, në orët e para të mëngjesit, sipas agjencisë së lajmeve Sana. Pamjet nga vendngjarja tregojnë shkatërrimin e plotë të autobusit ndërsa dëshmitarët flasin të tmerruar.

Dëgjova një shpërthim të fuqishëm pranë meje. Në fillim nuk  e kuptova nga erdhi zhurma por më pas pashë që një autobus me ushtarë kishte shpërthyer. U bë kohë që nuk kishim parë diçka kaq të rëndë. Uroj të jetë e fundit“, tha një banor.

Ndonëse Siria ka qenë në luftë civile për mëse një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë të rralla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shpërthimi me bombë i së mërkurës është është më vdekjeprurësi në Damask që prej marsit të vitit 2017, kur të paktën 31 persona u vrarë në një sulm vetëvrasës. Grupi militant, Shteti Islamik (IS), mori atëherë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa dyshohet se dhe këtë herë, është pas kësaj ngjarjeje.

Siria është shkatërruar nga konflikti që ka shpërthyer pasi qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad u përgjjigjur me forcë ndaj protestave pro-demokracsë në mars të vitit 2011.

Sipas Kombeve të Bashkuara, konflikti ka lënë të paktën 350.000 të vdekur, dhe kanë nxitur gjysmën e popullsisë të largohet nga vendi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";