NATO po organizon në Norvegji stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit. NATO thotë se stërvitja nuk ka lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pasi ishte programuar për vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.
Madje aleanca kishte ftuar edhe vëzhgues nga Rusia për të ndjekur stërvitjen, por Moska refuzoi.
Në stërvitjen e quajtur “Përgjigjja e Ftohtë” marrin pjesë 30 mijë trupa, 50 anije luftarake dhe 200 avionë luftarakë. Ajo po zhvillohet 200 kilometra larg kufirit me Rusinë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";