FOTOT: Socialistët sfidojnë Macron me një “emigrante”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anne Hidalgo është kandidatja e socialistëve francezë për zgjedhjet presidenciale. Mediat franceze raportojnë se politikania 62 vjeçare që ka shërbyer edhe si kryetare e Bashkisë së Parisit, mori 72% të votave nga anëatarët e partisë nga numërimi i më shumë se 90% të fletëve të votimit. Përballë saj qëndronte si rival, ish-ministri i Bujqësisë, Stephane Le Foll.

Skema politike franceze me këtë zhvillim ndërlikohet disi. Sondazhet tregojnë se Hidalgo, vajazë e imigrantëve spanjollë nuk qëndron mirë më shifrat.

Përballë presidentit aktual, Macron, rivalët më të fortë janë liderja e të djathtës, Marine Le Pen dhe pas saj, ultrancionalisti, Eric Zemmour që ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton kandidimin.

Nga ana tjetër anëtarë të Partisë së të Gjelbërve, shpresojnë se Hidalgo do të heqë dorë dhe do të mbështesë kandidatin e tyre Yannick Jadot për të shmangur kështu ndarjen e votës së majtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy