Një nënë e re ka lindur një vajzë, e cila duket se është më e madhe se ajo, për shkak të një gjendje të rrallë. 20-vjeçarja lindi një vajzë me gjendjen “Benjamin Button”, e quajtur ndryshe edhe sindroma “Hutchinson-Gilford”. Kjo shkakton te njerëzit plakje më të shpejtë se zakonisht.

Ngjashëm me personazhin e Brad Pitt në filmin “The Curious Case of  Benjamin Button”, vajza e vogël lindi me duar të deformuara dhe lëkurë të rrudhosur. Sindroma, e quajtur edhe plogeria, është një gjendje gjenetike që prek fëmijët nën dy vjeç dhe shkakton plakje të parakohshme.

Mediat lokale kanë shkruar se e reja lindi në shtëpinë e saj të hënën, në qytetin e vogël të Libode. Një ambulancë nuk arriti në kohë dhe nëna 20-vjeçare me vajzën e saj, u dërguan në spital pas lindjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në spital na thanë se ajo ishe me aftësi të kufizuara. Vura re gjatë lindjes së saj se kishte diçka të çuditshme me të. Ajo nuk qau dhe po merrte frymë përmes brinjëve të saj.

Unë u trondita sepse ishte e çuditshme. Tani dëgjoj se njerëzit po përmendin emrin e saj, e kjo dhemb shumë. Nëse do të kisha mjete, do t’i fusja të gjithë në burg”, ka thënë gjyshja e foshnjës.