FOTOT: “Pushtimi i Ukrainës çështje ditësh, ushtria ruse pret urdhrin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: “Pushtimi i Ukrainës çështje ditësh, ushtria ruse pret urdhrin”

Sipas imazheve satelitore të publikuara nga një kompani teknologjike me bazë në SHBA, ushtria ruse ka avancuar forcat ushtarake në disa zona në Bjellorusi, një lëvizje që ka të ngjarë të shqetësojë Ukrainën dhe NATO-n mes frikës se Kremlini po planifikon një inkursion në territorin ukrainas, shkruan CNN.

Imazhet janë në përputhje me videot e postuara së fundmi në rrjetet sociale që tregojnë forcat ruse duke lëvizur në Bjellorusi dhe duke krijuar kampe  20 milje larg nga kufiri ukrainas. Disa nga imazhet tregojnë aeroportin Luninets të Bjellorusisë, ku janë vendosur  avionët luftarakë rusë, të quajtur Union Resolve 2022, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400 dhe avionët Su-25.

Ekspertët ushtarakë, besojnë se  akumulimi i forcave ruse pranë kufirit ukrainas tani duket se po hyn në një fazë të re: në një sulm më të afërt.

Në videot e postuara në rrjetet sociale shihet një pjesë e sistemit rus të armëve duke u zhvendosur pranë rajonit Bryansk, në kufi me Ukrainën. Sipas CNN, forcat ruse po lëvizin edhe në rajonin e Kurskut, i cili ndodhet 100 kilometra nga kufiri ukrainas. Artileria në rajonin e Moskës tani është shumë pranë kufirit me Ukrainën, duke mbuluar një distancë prej 400 kilometrash.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy