Më shumë se 100 aktivistë që kërkojnë marrjen e masave drastike për të luftuar ndryshimet klimatike u arrestuan në Uashington, pasi u futën me dhunë brenda godinës së Departamentit të Punëve të Brendshme. Skenat kaotike në kryeqytetin amerikan risollën në kujtesë protestën e dhunshme të 6 janarit në godinën e Kapitolit.

Një zëdhënëse e institucionet tha se grupi i protestuesve u fut deri në hollin kryesor, ndërsa policia u përlesh me ta jashtë godinës, duke përdorur shkopinj gome dhe pistoleta elektrike. Sipas vetë anëtarëve të grupit të quajtur “Njerëzit kundër Karburanteve” ishin arrestuar 55 vetë. Pamjet e futjes së tyre brenda godinës u publikuan nga gazetarja e “Washington Post”, Ellie Silverman.

Protestues të tjerë u lidhën te hekurat mbrojtëse të Shtëpisë së Bardhë si dhe dëmtuan statujën e ish-presidentit Andreë Jackson në “Lafayette Park”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";