FOTOT: Njerëzit mendojnë se koronavirusi “vdiq”, por nuk është kështu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njerëzit në shumë vend të botës mendojnë se kriza e koronavirusit mori fund dhe për këtë arsye iu janë drejtuar plazheve dhe parqeve.

Por, ekspertët paralajmërojnë se koronavirusi nuk është zhdukur.

Ne jemi akoma në mes të një prej krizave më të rënda shëndetësore të 100 viteve të fundit, ndaj askush nuk mund të mendojë se ka marrë fund.

Për këtë arsye, kujdesi duhet të jetë ende maksimal dhe duhen shmangur grumbullimet masive.

Advertisement

Drejtoresha e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, Andrea Ammon, ka ngritur alarmin për një valë të dytë të koronavirusit.

Ajo u shpreh për mediat britanike dhe shifrat e imunitetit në Europë nuk janë inkurajuese dhe se 85-90% e njerëzve kanë rrezikshmëri të lartë infektimi.

Virusi është rreth nesh, duke qarkulluar më shumë sesa janari apo shkurti”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se nuk ka kohë për t’u relaksuar.

(TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy