Numri i jetëve të humbura nga shpërthimet në Kabul ka shkuar në më shumë se 90 persona të vrarë. Lajmin e bëri me dije një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë të Afganistanit. Po ashtu mësohet se numërohen me tepër se 150 të plagosur nga shpërthimet.
Shpërthimi ndodhi pikërisht në zonën ku mijëra persona prisnin që dokumentet e tyre të shqyrtoheshin nga autoritetet, e të merrnin më në fund dritën jeshile për të hyrë në aeroport.
Talebanët e dënuan me forcë atentatin kundër civilëve, duke theksuar se ai ndodhi në një zonë ku siguria është në duart e forcave amerikane.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";