Baza ajrore amerikane e “Ramstein” është kthyer në një nga kampet më të mëdha në Europë për pritjen e emigrantëve afganë të larguar nga Kabuli.
Brenda pak ditësh, një nga zonat më strategjike të SHBA-së në Europë është shndërruar në një qytezë që ka pritur më shumë se 26 mijë afganë.
Sipas marrëveshjes së arritur mes SHBA-së dhe Gjermanisë, afganët do të qëndrojnë në bazë 10 ditë dhe më pas do të dërgohen në destinacionet e radhës.
Advertisement