Ndërsa e gjithë bota është në ankth për mundësinë e një lufte në Ukrainë, Kievi nuk duket i gatshëm për të përballuar një pushtim rus. CNN ofron një pamje të rrallë të situatës në vijën e parë të mbrojtjes ukrainase, ku ka vetëm pak ushtarë dhe mungon artileria e rëndë.

Kjo është vija e parë e mbrojtjes në Ukrainë nëse Rusia vendos të pushtojë, dhe është bazike… Pak ushtarë të pozicionuar në llogoret e mbuluara nga bora, asnjë shenjë e artilerisë së rëndë. Separatistët e mbështetur nga Rusia janë më pak se 1 km larg.

Një ushtar thotë se ka përleshje çdo ditë pasi bie errësira. Këto fushëbeteja kanë qenë të ngrira për vite me radhë, por një ofensivë ruse do ta ndryshonte realitetin menjëherë. Megjithatë, alarmi i ngritur në Uashington duket i largët këtu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo që të çudit, është se, pavarësisht grumbullimit të tankeve dhe artilerisë së rëndë në anën ruse të kufirit, që është rreth 30 km larg, këtu në anën ukrainase të duket se askush nuk po përgatitet për pushtim. Rreshteri këtu na kërkoi të mos e tregojmë emrin. Ai thotë se nuk pret konflikt e megjithatë është i përgatitur. “Komandantët na kanë thënë të jemi në alert dhe ne jemi gati të presim të ftuar nga Rusia”, na thotë.

– Çfarë lloj armësh keni në këtë pozicion? A keni artileri të rëndë? Unë nuk shoh, porsa për t’u siguruar.

– “Nuk është nevoja t’i shohësh, dhe as armiku nuk duhet t’i shohë. Por kemi gjithçka”, na thotë.

Ajo që nuk kanë këtu janë shtresat e shumta të mbrojtjes; duke nisur nga fronti shohim vetëm disa postblloqe. Nëse ushtria ukrainase nuk e siguron dot këtë zonë, forcat ruse mund të arrijnë për pak orë në Mariupol, një qytet port me gjysmë milion banorë. Pavarësisht kërcënimeve, jeta këtu vijon normalisht. Në tregun lokal, stendat janë të hapura dhe raftet plot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

A mendoni se do te këtë luftë? Ne nuk duam luftë dhe nuk do të ketë luftë. Kemi fëmijë, nipër e mbesa,  na thotë Natalia. Disa të tjerë, si Erzhan, mendojnë se Amerika po e zmadhon kërcënimin. “Jo, nuk do të ketë luftë”, – pohon, “vetëm Biden e mendon ketë”.

Është interesante të flasësh më njerëzit këtu. Askush nuk duket i shqetësuar mbi mundësinë e një pushtimi. Për këta njerëz lufta nuk është diçka e re. Rreth Mariupolit, fshatrat e braktisur e të shkatërruar janë dëshmi e përleshjeve mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro rusë. Por këta ushtarë dhe populli që ata mbrojnë nuk presin që historia të ripërsëritet. Për momentin ata presin, vëzhgojnë dhe shpresojnë…

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";