FOTOT: “Ndonjëherë duhet të nxjerrësh dhe armët e rënda”, NATO i përgjigjet Rusisë, në grup edhe ushtarët shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forcat e NATO-s në Letoni kanë publikuar pamje nga një stërvitje me armë të rënda që kanë kryer gjatë ditës së sotme ushtarët nga shtetet e ndryshme të aleancës të pozicionuara në kampin “Adazi” ku ndodhen edhe ushtarët shqiptarë.

Ndërsa kanë publikuar disa fotot në “Facebook”, shkruajnë: “ndonjëherë duhet të nxjerrësh edhe armët e rënda”, ndërsa falenderojnë ushtarët malazez dhe ata slloven për perfomancën e treguar.

Prej disa vitesh, pasi Rusia filloi të kërcënojë Europën, NATO ka dërguar forca të shumta në shtetet kufitare të saj si Letonia dhe Polonia për t’iu përgjigjur provokimeve. Pjesë e trupave në Letoni janë edhe forcat shqiptare që shërbejnë me ekipin e çmontimt të minave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy