Ndërron jetë në moshën 38 vjeçare si pasojë e një problemi në zemër, njeriu më i gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Igor Vovkovinskiy.
38-vjeçari i lindur në Ukrainë, i cili ishte 2 m e 34 cm i gjatë ndërroi jetë në një spital në Minnesota i rrethuar nga të afërmit e tij. Lajmi u shpërnda në Facebook nga nëna e tij Svetlana Vovkovinska, punonjëse e këtij spitali më 20 gusht.
Advertisement
Vovkovinskiy lindi më 8 shtator 1982, në Bar të Ukrainë. Ai shkoi në klinikën Mayo në 1989 si një fëmijë 7-vjeçar, 180 cm i gjatë, me nënën e tij, pasi kirurgët ukrainas nuk e operonin.
“Gjiganti zemërmirë” vuante nga një gjendje e quajtur gjigantizëm i hipofizës.