Ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë aktori dhe modeli italian, Rossano Rubicondi, i njohur ndryshe si bashkëshorti i katërt i Ivana Trump.
Lajmi për vdekjen e 49-vjeçares u bë i ditur në Twitter nga prezantuesja e televizionit italian, Simona Ventura mbrëmjen e së premtes.
Trump dhe Rubicondi qëndruan të lidhur për 6 vjet përpara se të martoheshin në prill të vitit 2008, kur ai ishte 36 vjeç ndërsa ajo 59.
Dasma 3 milionë dollarëshe, me 400 të ftuar, u organizua nga ish-bashkëshorti i saj Donald Trump, me vajzën Ivanka si shoqëruese nderi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Edhe pse çifti u divorcua më pak se një vit pas martesës së tyre, marrëdhënia e tyre vazhdoi me ulje-ngritjet e saj deri në vitin 2019, kur Ivana njoftoi se gjithçka kishte marrë fund.