FOTOT: Miqësia e pazakontë mes Aleksandër Vuçiç dhe Viktor Orban

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më shumë se pesë mijë persona dolën në shesh në qytetin e Suboticës në veri për të pritur presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Vizita e fundit e Orban në Serbi tregon afrimin e fortë mes dy vendeve, dikur armike. Orban u ndal në qytetin e Suboticës, ku rreth 60 për qind e popullsisë janë hungarezë etnike.

Aty, së bashku me Vuçiç njoftuan nisjen e punës në disa projekte infrastrukturore për lidhjen e Suboticës dhe të gjithë Vojvodinës me Hungarinë.

Deri vonë, Hungaria ka pasur pretendime territoriale ndaj Serbisë në lidhje me Vojvodinën. Por, me anëtarësimin në BE ajo ka moderuar këtë qëndrim, ndërsa ka kushtëzuar hap pas hapi rrugëtimin e Serbisë drejt unionit me të drejtat e minoriteti hungarez.

Advertisement

Vuçiç tha se minoriteti hungarez në Serbi është shembull i përkryer se popuj të ndryshëm dhe me besime të ndryshme fetare mund të bashkëjetojnë dhe zhvillohen në paqe.

Pjesa më e madhe e hungarezëve etnikë të Vojvodinës janë katolikë. Deri para themelimit të Novi Sadit, qyteti më i madh i Vojvodinës ishte Subotica, e banuar thuajse plotësisht me hungarezët.

Por, asimilimi gjatë Jugosllavisë, sidomos në periudhën e Sllobodan Millosheviç bëri që numri i hungarezëve të reduktohej. Millosheviç ndoqi edhe politika të tjera, duke zhvendosur në Vojvodinë serbë nga rajone të tjera të vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy