FOTOT: Mijëra njerëz presin në aeroportin e Kabulit për t’u larguar, avioni niset vetëm me gruan e një marinsi amerikan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një foto shokuese tregon një avion evakuimi thuajse bosh, që është nisur me në bord gruan shtatzënë të një ish-marinsi, ndërkohë që talebanët nuk lejojnë mijëra afganë që të futen në aeroport dhe trupat amerikane qëllojnë në ajër dhe përdorin gaz lotsjellës mbi turmën që përpiqet të arratiset nga Kabuli.

Paul “Pen” Farthing, një ushtarak britanik që u nda nga gruaja gjatë trazirave në Afganistan, shkroi në Tëitter: “Kaisa po kthehet! Por, avioni është bosh… skandaloze kur mendon që mijëra presin në aeroportin e Kabulit duke u shtypur me këmbë. Fatkeqësisht, njerëzit do të lihen aty kur misioni të mbarojë, pasi ne nuk ditëm ta kryenim detyrën tonë”.

Këtë javë ka pasur raportime mbi fluturime evakuimi që po lënë Afganistanin me shumë pak njerëz në bord.

Dje, kryeministri Edi Rama ka deklaruar për gazetën italiane “Il Foglio” se Shqipëria do të presë 2-3 mijë afganë, të cilët largohen për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.

Advertisement

Duke i bërë thirrje edhe vendeve europiane që të hapin dyert për refugjatët, Rama thotë:

“Bëhet fjalë për 2-3 mijë persona. Nuk dua t’i jap leksione askujt, aq më pak Italisë, me të cilën jam shumë i lodhur. Por e kemi për detyrë që t’i presim. Sepse kujtoj si ishte për ne shqiptarët. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ajo që ndoshta janë sot afganët, alienë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy