Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, është martuar me një vajzë 50 vjet më të re.
Kjo është bërë e ditur nga disa media shqiptare atje, të cilat kanë shkruar se se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.
Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI’së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re. Kurorëzimi është bë në muajin e Ramazanit.
Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.
Kryetari i BFI’së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.
Burime në BFI konfirmojnë kurorëzimin e reisit Rexhepi, por nuk duan të flasin duke theksuar se bëhet fjalë për çështje private.
Ndërsa vlen të theksohet se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë. Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr.
Në bazë të dokumenteve të arritura në redaksinë e ‘news33′ rezulton se nga xhiro-llogaria e BFI’së në “Shparkase Bank” kreu i saj Sulejman Rexhepi vetëm në një ditë ka tërhequr kesh 1 milion euro.