Një shishe tepër e rrallë konjaku, prodhuar në vitin 1762, u shit të enjten në ankand për 146 mijë dollarë. Konjaku “Gautier” është një prej më të vjetërve në botë, prej tij kanë mbetur vetëm 3 shishe, sipas shtëpisë së ankandeve “Sotheby”.

Shishja e shitur të enjten është më e madhja nga të trija, jo më kot është mbiquajtur “vëllai i madh”. Ajo ishte pronë e së njëjtës familje për breza me radhë. “Vëllai i vogël” u shit në ankand në Nju Jork në vitin 2014 ndërsa “motra e vogël” gjendet në muzeun “Gautier”, në qytezën Konjak të Francës.

Fituesi i ankandit do të shpërblehet edhe me një eksperiencë të paharrueshme në distilerinë e “Gautier” në Francë, themeluar në vitin 1755.

Shishja në vetvete ka një histori mbresëlënëse, të paktën sipas asaj që pronari i mëparshëm tregoi për “Sotheby”. Në shekullin XIX, stërgjyshërit e tij birësuan një jetim të quajtur Alphonse, i cili më pas shkoi të punonte në zonën e Konjakut. Kur u kthye në shtëpi një dekadë më vonë ai solli me vete një kuti plot me shishe konjaku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mes tyre ishin edhe tre shishet “Gautier”, që janë ruajtur në mënyrë të përkryer prej asaj kohe. Alphonse nuk mundi të kthehej i gjallë pasi luftoi në Luftën I Botërore në vitin 1914, por shishet mbetën pjesë e familjes.