9 pjesëtarë të një familjeje përfshirë 6 fëmijë u vranë nga sulmi amerikan me dronë që shënjestroi një makinë në lëvizje në një lagje rezidenciale të Kabulit.

Shtetet e Bashkuara ndërmorën një sulm mbrojtës, duke vënë në shënjestër një person të dyshuar si kamikaze e të lidhur me Shtetin Islamik Khorasan, i cili përbënte një kërcënim urgjent për aeroportin.

Por sipas dëshmitarëve, goditja pati edhe viktima të tjera, më e vogla e të cilave ishte një vajzë 2 vjece. Personi që foli më CNN ishte vëllai i njërit prej të vrarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata ishin një familje e zakonshme. Nuk jemi as Isis, as Daesh, quajeni si të doni. Këtu ishte shtëpia jonë ku vëllezërit e mi jetonin me familjet e tyre”, u shpreh ai. Fqinjë e njerëz të tjerë të pranishëm në vendngjarje rrëfyen vdekjen e disa civilëve, përfshirë fëmijë.

“Të gjithë vrapuan të sillnin ujë e të shuanin zjarrin. Pashë që kishte disa të vdekur, babai dhe një djalë i ri, si dhe dy fëmijë që i pashë me sytë e mi. Ishin bërë copash. Kishte dhe të plagosur”, tregoi një fqinj. Ushtria amerikane e pranoi me vonë se ka pasur raporte për viktima mes civilëve pas sulmit me raketa.

“E dimë se ka pasur shpërthime të forta, rezultat i shpërthimit të makinës që tregon se sasia e madhe e eksplozivit të ndodhur brenda saj mund të jetë bërë shkak për jetë të tjerë të humbura. Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi, jemi duke hetuar”, u shpreh kapiteni zëdhënësi i Komandën Qendrore amerikane, Bill Urban.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";