FOTOT: Hapet tuneli më i gjatë nënujor në Kinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi zgjati gati katër vite për t’u ndërtuar, është hapur, më në fund, tuneli më i gjatë nënujor në Kinë. Me një gjatësi prej 10.79 kilometrash, tuneli Taihu shtrihet nën liqenin Taihu në provincën Jiangsu të Kinës Lindore, rreth 50 kilometra në lindje të Shangait.

Sipas zyrtarëve qeveritarë, tuneli u ndërtua me një kosto prej 9.9 miliardë juanë (rreth 1.56 miliardë dollarë). “Ndërtimi filloi më 9 janar 2018. Mbi 2 milionë metra kub beton janë përdorur për ndërtimin e tunelit me dy drejtime, i cili ka gjashtë korsi dhe është 17.45 metra i gjerë”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve kineze, Xinhua.

Tavani i tunelit është pajisur me drita LED shumëngjyrëshe, të projektuara për të parandaluar lodhjen e shoferit. Tuneli, i cili lidh shumë rrugë, u ndërtua për të lehtësuar trafikun në qytetet pranë liqenit Taihu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy