Kush mendon se Afganistani ka qenë gjithmonë një vend i përfshirë nga lufta dhe larg kulturës perëndimore, e ka gabim. Fotografitë e shkrepura nga Bill Podlich, profesor universiteti amerikan i transferuar në Kabul në vitin 1967, tregojnë jetën e afganëve në vitet ’60, përpara vendosjes së regjimit të talebanëve.

Në fotot me ngjyra, të publikuara nga bashkëshortja e Podlich, shikohen kopshte dhe parqe, gra të veshura me modën perëndimore, mrekulli arkitekturore dhe makina sportive që lëviznin në rrugë të shtruara.

Shumë nga strukturat në foto janë shkatërruar nga më shumë se 30 vite konflikti dhe pushtimi amerikan, pas atentateve të 11 shtatorit 2001, në Nju Jork. Për shembull, kopshtet Paghman, ku Podlich ka fotografuar dy vajzat e tij, nuk janë më.

Njëra nga vajzat, Peg Podlich, u shpreh: “Kur shoh fotot e shkrepura ng aim atë, kujtoj Afganistanin si një vend me histori dhe kulturë të pasur. Është një eksperiencë e tmerrshme që të shohësh se si po vuan ai popull prej 40 vitesh”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";