
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër.
Gjatë sezonit veror lopët çohen në kullotat alpine zvicerane, por disa prej tyre kanë mbetur të plagosura dhe për këtë është dashur ndërhyrja e helikopteri për t’i zbritur ata poshtë në fshatin alpin Klausenpass.
Advertisement
12 lopë ‘fluturuan’ në qiellin zviceran rreth 1,950 metra mbi nivelin e detit, ndërsa pjesa tjetër e tufës prej 1.000 lopësh do të zbresin përmes shtigjeve malore nga dhe ku u ngjitën për të shkuar tek kullotat.