Fotot e para të Mbretit Charles pasi u diagnostifikua me kancer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fotot e para të Mbretit Charles pasi u diagnostifikua me kancer

Mbreti Charles u largua sot me makinë nga Clarence House, rezidenca e tij në Londër, së bashku me Mbretëreshën Camilla, duke bërë daljen e tij të parë publike që nga njoftimi se vuan nga kanceri.

Mbreti 75-vjeçar dhe gruaja e tij përshëndetën turmën me buzëqeshje nga sediljet e pasme të automjetit.

Ata pritet të shkojnë në Pallatin Buckingham, i cili është afër, përpara se të shkojnë me helikopter në rezidencën në Sandringham, në lindje të Anglisë.

Princi Harry mbërriti në Londër të martën pasdite për të vizituar babain e tij Mbretin Charles, pas njoftimit se monarku ishte diagnostikuar me kancer.

Sipas Telegraph, Duka i Sussex, Princi Harry, djali më i vogël i monarkut 75-vjeçar, i cili ka hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe ka jetuar në SHBA gjatë viteve të fundit, mbërriti në Aeroportin Heathrow duke udhëtuar në një fluturim nate për të vizituar babanë e tij në rezidencën e tij në Londër në Clarence House.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy