
Të jesh partnerja e një prej futbollistëve më të mirë në botë nuk është aspak e lehtë.
Kjo vlen edhe për Georgina Rodriguez, dashurinë e yllit portugez, Cristiano Ronaldos.
Modelja 26 vjeçare duhet të jetë gjithmonë në “top” formë, e për këtë arsye ushtrohet shumë në palestër pavarësisht kohës së pakët që ka për t’u përkujdesur për veten, si nënë e shumë fëmijëve.
Vetëm pak orë më parë, bukuroshja argjentinase ka publikuar një foto nga stërvitja e saj, teksa ka nxjerrë në pah format mahnitëse.
Advertisement