Luftëtarët talebanë tashmë kanë nisur propagandën përmes televizionit shtetëror, duke publikuar pamje nga parada ushtarake që u zhvillua një ditë pas largimit të ushtarit të fundit amerikan.
Aty shihen talebanët ndërsa kryejnë arte marciale përpara drejtuesve dhe imazhe të armatimit që disponojnë, pjesa më e madhe e të cilit u la pas nga ushtria amerikane.
Mes armatimeve që tërhoqën vëmendjen e publikut ishin dhe jelekët me eksplozivë që zakonisht përdoren nga kamikazët.
Advertisement