FOTOT: brenda llogoreve ku ushtarët ukrainas presin Rusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fotoreportazh nga Timothy Fadek/Redux, për CNN

Rreth 400 metra nga separatistët e mbështetur nga Rusia, një grup ushtarësh ukrainas presin të nisë lufta. Për ta, është e sigurt.

Dhe çuditërisht janë tepër të qetë për këtë gjë, sipas fotografit Timothy Fadek, i cili kaloi disa orë me ta të premten, për të sjellë një fotoreportazh për CNN nga Luhansku.

“E kanë pranuar tashmë të pashmangshmen”, tha Fadek. “Po flisja me një prej ushtarëve dhe më tha: ‘Është e pashmangshme. E kemi pranuar që sulmi do të ndodhë’. Mes ushtarëve kishte edhe debate pasi njëri thoshte se rusët do të sulmojnë nga Deti Azov, një tjetër thoshte nga toka. Ndërsa një i tretë tha se sulmi do të vinte nga Bjellorusia”.

Advertisement

Por të gjithë janë 100% të sigurt që Rusia do të sulmojë. “Janë tepër të relaksuar. Nuk sheh asnjë shenjë nervozizmi mes tyre. Janë gati për luftë. Janë gati prej disa vitesh tashmë. Askush nuk e do luftën, por e dinë që do të ndodhë”.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë të viteve të fundit. Trupat ruse janë rreshtuar pranë kufirit dhe frika është që Moska mund të nisë shpejt pushtimin. Kremlini e ka mohuar se po planifikon të sulmojë, por thotë që mbështetja e NATO-s për Ukrainën përbën kërcënim për krahun perëndimor të Rusisë.

Në Muratova, një qytezë ukrainase rreth 20 minuta nga fronti i luftës, njerëzit janë shumë më tepër nervozë sesa ushtarët, thotë Fadek për CNN. Por edhe ata, duket se i janë dorëzuar fatit. “Do të ndodhë”, tha një fermer, “askush nuk mund të bëjë më asgjë për ta ndaluar”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy