FOTOT: Aksident ajror në Milano, avioni përplaset me godinën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tragjedi ajrore ka ndodhur këtë pasdite në Milano, ku një avion turistik është përplasur me një godinë, duke shkaktuar të paktën 8 viktima, mes tyre edhe një fëmijë.

Sipas autoriteteve italiane, viktimat janë pasagjerët e avionit, nga momenti që pallati ishte në fazë ndërtimi dhe nuk ndodhej aty asnjë person.

Avioni, një Piper Pilatus PC12, ishte ngritur pak minuta para aksidentit nga aeroporti i Linates, me drejtim qytetin turistik të Olbias, në Sardegna.

Pasagjerët ishin në fakt turistë, tre rumunë, ndër to edhe piloti,  dy italianë, 2 francezë dhe një kanadez. Piloti kishte patur menjëherë probleme, duke goditur godinën që ndodhet në afërsi të parkimit të stacionit të metropolitanës San Donato, në juglindje të Milanos.

Advertisement

Pak metra më tutje, dhe bilanci mund të kishte qenë edhe më dramatik, duke përfshirë qindra pasagjerët që presin trenat.

Autoritetet italiane kanë filluar punë për të kuptuar arsyet e  fatkeqësisë ajrore, si dhe identitetin e saktë të viktimave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy