Një ditë pasi talebanët morën edhe kontrollin e Kabulit, Afganistani është përfundimisht nën sundimin e tyre.

Qeveria dhe forcat e sigurisë u dorëzuan brenda pak ditësh përballë ekstremistëve islamikë, të cilët tashmë kanë shpallur Emiratin e Afganistanit.

Në rrugët e Kabulit u panë që në orët e para të mëngjesit trupat talebane, të armatosur, të cilët patrullonin rrugët, për të siguruar, siç thonë ata, rendin dhe qetësinë e qytetarëve afganë.

Mijëra prej vendasve janë përpjekur të largohen nga ky fillim i ri, i cili për ta duket më tepër si një fund i hidhur i pranisë 20-vjeçare amerikane në vendin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kaosi në Afganistan, me njerëz të armatosur nëpër rrugë dhe të tjerë që duan të ikin, të kujton paksa Shqipërinë e ’97-s.