FOTOT: 8 mijë ushtarë rusë në stërvitjen gjigante në Krime, amerikanët “monitorojnë” nga ajri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rusia ka kryer një stërvitje gjigante në Gadishullin e Krimesë, me më shumë se 40 anije luftarake të përfshira. Stërvitja ishte një simulim i një aksioni pushtues, ku forcat e armatosura inskenuan një përballje të plotë të armatosur.

Pamjet e operacionit masiv u publikuan nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Kjo është vetëm stërvitja e fundit ushtarake e Rusisë e zhvilluar në Detin e Zi, ku vazhdimisht ka operacione të tilla, në Gadishullin e Krimesë, të cilin ia ka aneksuar Ukrainës. Pak muaj më parë, Rusia rriti tensionet ndjeshëm në rajon, duke rreshtuar mijëra trupa në kufi me Ukrainën, ndërsa javën e kaluar përmbylli një stërvitje të përbashkët me Kinën në Detin e Japonisë.

Një zëdhënës i ushtrisë ruse tha se stërvitja ishte realizuar për të verifikuar gatishmërinë e përgjigjes së forcave të armatosura në rast të zbarkimit të grupeve armike në Krime, me qëllim kryerjen e sulmeve terroriste. Sipas raportimeve, në stërvitje u përfshinë 8000 efektivë dhe 500 mjete tokësore luftarake.

Stërvitja përkoi me një njoftim të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila publikoi pamje të interceptimit të dy avionëve amerikanë në Detin e Zi. Në pamjet e publikuara nga pala ruse duken dy bombardues amerikanë B-1B, të shoqëruar nga dy avionë luftarakë rusë Sukhoi Su-30.

Advertisement

Një incident i ngjashëm, por këtë herë në Detin e Japonisë, ndodhi të dielën kur Rusia tha se një anije destrojer amerikan po futej në ujërat e saj territorialë. Që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014, tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit vetëm janë rritur. Shpesh palët janë përballur në ajër dhe në det, por incidentet nuk janë përshkallëzuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy