Gazetarja, Bruna Masado nga Brazili, korespondente për CNN ra viktimë e një grabitjeje, ndërsa ishte duke raportuar live për rritjen e nivelit të ujit në lumin në Sao Paulo, për shkak të shirave.

Sikurse shihet edhe nga video grabitësi e kishte pikasur viktimën e tij edhe ishte duke e parë për rreth dy minuta, para ngjarjes.

Në fillim, gazetarja mendoi se njeriu i pastrehë me kapuç thjesht dëshironte të fliste me të dhe kështu ajo e përshëndeti. Disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin vetëm miqësorë, pasi nxori një thikë dhe kërkoi që ajo t’i jepte telefonat e saj celular. Gazetarja së pari i dha atij një dhe pastaj telefonin e saj të dytë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për fat të mirë, gazetarja nuk pësoi lëndime, por ndodhet në gjendje shoku.