FOTO simbol nga Kabuli dhe vendimi i guximshëm i pilotëve amerikanë, që thyen urdhërin e eprorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kanë bërë xhiron e botës, imazhet e avionit amerikan C-17 që u ngrit nga aeroporti i Kabulit dhe u sulmua nga qindra njerëz, disa prej të cilëve u kapën poshtë rrotave.

Dy prej tyre vdiqën duke rënë pak pas ngritjes. Disa kanë kritikuar faktin se shumë njerëz janë lënë në terren.

Por ajo që dihet sot, është transporti i qindra njerëzve mbi aeroplanë. Ose të paktën në një prej tyre.

Një imazh i shpërndarë në mediat sociale, tregon “barkun” e një avioni amerikan C-17 të ngarkuar me afganë me të paktën 640 njerëz në bord.

Advertisement

Avioni ishte një “Air Force American C-17 Globemaster III”, që shpëtoi 640 civilë dhe nuk u urdhërua të merrte njerëz të dielën.

Por kur qindra njerëz u derdhën në aeroport, duke u përpjekur të largoheshin nga vendi i mbajtur nga talebanët, ishte e pamundur të ndaleshin.

Dera e C-17 ishte e hapur dhe në atë moment ekuipazhi mori një vendim: ata njerëz duhej të shpëtoheshin.

Sipas mediave amerikane, ushtarët nuk kërkuan leje nga eprorët e tyre: ata hipën sa më shumë njerëz dhe u larguan.

Advertisement

Me të mbërritur, piloti kishte folur për 800 persona në bord, por ai ishte një vlerësim i përafërt. Normalisht ai aeroplan mbart 134 ushtarë me pajisjet e tyre.

Fotografia nxjerr në pah një aspekt tjetër, gjithashtu të diskutueshëm, që qarkullon në këto orë: gratë e pranishme janë shumë të pakta.

Në fakt, vetëm shumë burra shihen duke ikur nga Afganistani, ndërsa gratë, ndoshta ato më të rrezikuarat nga ngritja e talebanëve, duket se janë zhdukur.

Disa analistë presin një fluturim masiv nga vendi. Dhe Shtetet e Bashkuara, përmes Departamentit të Mbrojtjes, bëjnë të ditur se janë gati të mirëpresin deri në 30 mijë.

Advertisement

Thuhet se azilkërkuesit janë vendosur në dy objekte ushtarake: Fort Bliss në Teksas dhe Fort McCoy në Wisconsin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy