Foto shqetësuese/ Protestuesi humb syrin pasi goditet me bombul gazi lotsjellës në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Foto shqetësuese/ Protestuesi humb syrin pasi goditet me bombul gazi lotsjellës në SHBA

Foto shqetësuese/ Protestuesi humb syrin pasi goditet me bombul gazi lotsjellës në SHBA

Një protestues 21 vjeçar humbi syrin e tij të djathtë, pasi u godit nga një bombul e gazit lotsjellës, gjatë një proteste për afro-amerikanin e vrarë nga policia në Indiana.

Balin Brake, student në “Indiana Tech”, tha se ai vrapoi kur policia urdhëroi turmën që të përhapej të shtunën në protestat në Fort Wayne.

Por agjentët e policisë hodhën gaz lotsjellës dhe një nga bombulat ra në këpucën e tij. Ai u kthye për të parë se çfarë ndodhi dhe një bombul e dytë e qëlloi atë në fytyrë, duke ia dëmtuar rëndë syrin e djathtë.

Advertisement

Pavarësisht ndihmës së marrë, doktorët e patën të pamundur që t’ia shpëtonin syrin.

Policia reagoi e sqaroi se asnjë prej agjentëve nuk kishte tentuar që të godiste me bombulat e gazit lotsjellës, protestuesit në kokë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy