FOTO/ Polici rrihet në mes të rrugës, njerëzit qeshin dhe bëjnë ‘selfie’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Polici rrihet në mes të rrugës, njerëzit qeshin dhe bëjnë ‘selfie’

Sekretarja e brendshme britanike Priti Patel e dënoi “videon e shëmtuar” që tregon policë vendas duke u rrahur në rrugë, ndërsa njerëzit rreth e rrotull qeshin. Pamjet filmike tregojnë dy efektivë të përfshirë në një incident në Hackney të Londrës; njëri prej tyre ka përfunduar në tokë, duke u përleshur më një burrë.

Ky i fundit i vendos dorën në gojë policit dhe pjesa tjetër e grupit nis të bërtasë e të qëllojë policin. Një tjetër efektiv shfaqet dhe i bërtet turmës të largohet. Të rinjtë qesëndisin policin në tokë e shihen duke bërë dhe selfie.

10 efektivë mbërritën më pas në vendngjarje, ku arrestuan dy persona, njërin 20 dhe tjetrin 38 vjeç. Patel e quajti incidentin “ të neveritshëm” , duke kujtuar se policët po bënin thjesht detyrën e tyre duke asistuar publikun.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy