Nuk kanë të ndalur episodet debatndjellëse me në qendër policinë në SHBA: efektivët qëlluan për vdekje një roje sigurie në një oficinë në Los Angeles, vetëm sepse u largua me vrap. Të afërmit e identifikuan viktimën si Andres Guardado, 18 vjeç.
Vrasja e tij vjen në kohën kur vendi është përfshirë nga një valë protestash që jo rrallëherë kanë marrë edhe kthesë të dhunshme, të nxitura nga vdekjet e afrikano-amerikanëve dhe njerëzve të tjerë me ngjyrë, në duart e zbatuesve të ligjit.
Të mërkurën, efektivët e qarkut të Los Angeles qëlluan po ashtu për vdekje Terron Jammal Boone, 31 vjeç, i cili është vëllai nga babai I Robert Fuller, afro-amerikani që u gjet I varur në një pemë në 10 qershor. Vdekja e Fuller është aktualisht objekt hetimi. Policët pretendojnë se panë që Guardado kishte armë dhe po përpiqej të largohej.
Ata e ndoqën nga pas dhe e qëlluan. Andrew Heney, pronari I oficinës, i tha CBS se Andres po qendronte perballe tyre sepse sapo kishin pasur nja dy probleme te vogla me disa persona dhe mundoheshin t`I zgjidhnin. “ Kur erdhi policia, ata nxorrën armët dhe ai vrapoi sepse u frikësua. Nuk bëri asgjë. Ishte krejtësisht i pastër, nuk kishte asnjë problem. E vranë pa arsye”, u shpreh Heney.