Mijëra refugjatë kanë mbetur të pastrehë, pas djegies së kampit më të madh në ishullin Lesbos në Greqi.

Kampi Moria, i njohur për kushtet e këqija të jetësës, priti më shumë se 12 mijë emigrantë, katërfishin e kapacitetit të tij të deklaruar.

Qeveria greke tha se kishte siguruar mijëra çadra për të siguruar strehim të përkohshëm për emigrantët që u larguan nga flakët. Ndërkohë, një traget udhëtarësh është ankoruar në portin e ishullit Mytilene për çdo ndihmë.

Pas zjarrit shkatërrues të rënë të mërkurën, mijëra refugjatë fjetën në rrugë dhe fusha. Akoma me te trishta janë pamjet e publikuara nga televizioni grek, ku tregon femije e gra duke qëndruar në varreza.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Moria përfundoi. Ne jemi dy ditë në rrugë, pa ujë, pa ushqim, dhe në të ftohtë”, tha Zohra, një grua 25-vjeçare nga Afganistani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post FOTO/ Pas zjarrit në kampin e refugjatëve në Greqi, gra e fëmijë flenë në varreza appeared first on Vizion Plus.