Një i porsalindur u gjet i pajetë të dielën mes shkëmbinjve në Villa San Giovanni (Reggio Calabria).

Foshnja ndodhej në një çantë shpine dhe ishte ende me kordonin e kërthizës të lidhur.

Mediet italiane raportojnë se nëna është një trembëdhjetë vjeçare me kombësi italiane.

Vajza u identifikua në shtëpinë e prindërve të saj në Villa San Giovanni dhe u dërgua në spital. Lindja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe hetuesit kanë nisur hetimet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetuesit aktualisht po ruajnë konfidencialitet të rreptë në lidhje me detajet e çështjes. Nesër  do të urdhërohet autopsia e trupit të të porsalindurit.

Qëllimi është të konstatohet nëse i porsalinduri ishte tashmë i vdekur kur u lind ose nëse vdekja ka ndodhur më pas. Dhe, në rastin e fundit, cilat kanë qenë shkaqet që e kanë shkaktuar atë./vizionplus.tv