Formohet qeveria e re në Itali. Mario Draghi ka pranuar postin e kryeministrit, ndërsa do të betohet të shtunën në orën 12:00.
Ai u takua me presidentin Sergio Mattarella, të cilit i paraqiti listën e ministrave të tij.
Draghi i ka besuar Luciana Lamorgese Ministrinë e Brendshme, Roberto Speranza atë të Shëndetësisë, ndërsa Ministrinë e Financave do ta drejtojë Daniele Franco.
Më herët, Mario Draghi ka mbajtur postet e Presidentit të Bankës Qendrore Europian edhe atë të Guvernatorit të Bankës së Italisë. Ai pranoi zyrtarisht kërkesën për të formuar qeverinë e ardhshme të vendit, një muaj pasi ra qeveria e Giuseppe Conte.
Emrat e ministrave:
Luigi Di Maio – Ministër i Jashtëm
Luciana Lamoregese – Ministre e Brendshme (Konfirmohet)
Roberto Speranza – Ministër i Shëndetësisë (konfirmohet)
Federico D’Incà – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elena Bonetti – Ministe e Shanseve të Barabarta dhe Familjen
Fabiana Dadone – Ministre e Politikave për të Rinjtë
Marta Carabia – Ministre e Drejtësisë
Vittorio Colao – Ministër i Inivacionit teknologjik dhe Digjitalizimit
Mara Carfagna – Ministre për Jugun dhe kohezionin territorial
Mariastella Gelmini – Ministre për Çështjet e Përgjithshme dhe Autonomitë
Lorenzo Guerrini – Ministër i Mbrojtjes
Patrizio Bianchi – Ministër i Arsimit
Daniele Francho – Ministër i Ekonomisë
Dario Franceschini – Ministër i Kulturës
Andrea Orlando – Ministër i Punës
Giancarlo Giorgetti – Ministër për Zhvillimin Ekonomik
Stefano Patuanelli – Ministër i Bujqësisë
Enrico Goivannini – Ministër Transportesh
Roberto Cingolani – Ministër Mjedisi
Massimo Garavaglia – Ministër Turizmi
Renato Brunetta – Ministër i Administratës Publike