Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e qytetit kyç të Kharkiv, ka thënë guvernatori rajonal. Në një postim në Telegram, Oleh Synyehubov tha: “Kontrolli mbi Kharkiv është plotësisht i yni!
“Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”.
Trupat ruse mundën të hynin brenda natës në qytet, i dyti më i madh në Ukrainë. Pamjet e qarkulluara në mediat sociale treguan përleshje në rrugë midis trupave ukrainase dhe ruse.
Situata në terren mbetet e rrjedhshme dhe pretendimet për kontroll janë të vështira për t’u verifikuar – por civilët në terren i kanë thënë gjithashtu BBC-së se Kharkiv është kthyer nën kontrollin e Ukrainës dhe se konflikti në rrugë po lehtësohet.
Advertisement