Trupat ruse kanë hyrë në qytetin ukrainas Mykolaiv, i cili ka dalje në detin e Zi. Lajmi është bërë me dije nga guvernatori Vitaliy Kim.
Ai tha në një video-mesazh se luftimet ishin duke u zhvilluar në disa pjesë të qytetit, ndërsa u bëri thirrje banorëve që të mos nervozohen.
Mykolaiv ka një popullsi prej rreth gjysmë milioni njerëz.
Advertisement