Zëvendëskryetari i qytetit ukrainas të Mariupolit, Serhiy Orlov, njoftoi se Rusia ka bombarduar një teatër, brenda të cilit strehoheshin civilë.
Ai vlerësoi se 1,000 deri në 1,200 persona qëndronin brenda këtij objekti.
Për këtë sulm ka reaguar edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili e quajt një “krim lufte”. Ai tha se Teatri, që përdorej nga civilët për t’u strehuar, është shkatërruar plotësisht.
“Edhe një krim i tmerrshëm i luftës në Mariupol. Një sulm masiv mbi Teatrin, ku qindra civilë të pafajshëm po fshiheshin. Tani, kjo ndërtesë është shkatërruar plotësisht. Rusët nuk mund ta dinin se kjo ishte një strehimore për civilët. Shpëtoni Mariupolin! Ndaloni kriminelët rusë të luftës”.
Advertisement