Forcat izraelite të mbrojtjes pretendojnë se kanë shkatërruar një bastion të hamasit me bazë në një lagje lindore të qytetit të Gazës. Sipas forcave izraelite selia e Batalionit Shejaiya u shkatërrua nga sulmet e vazhdueshme, ndërsa ushtarët e Hamasit u vranë.

Rrethi Shejaiya ishte skena e luftimeve intensive gjatë rrjedhës së konfliktit. Disa blloqe banimi atje janë rrafshuar nga forcat izraelite dhe në fillim të kësaj jave, nëntë ushtarë izraelitë u vranë në zonë.

Në një përditësim të mëtejshëm mbi luftimet, Izraeli deklaroi se sulmet synuan “zemrën” e qytetit të Khan Younis, njohur si një nga bastionet më të rëndësishme të Hamasit. Po ashtu, forcat izraelite pretenduan se shkaterruan një depo armësh dhe automjetesh të gjetura në një tunel, të cilat thotë se janë përdorur në sulmet e 7 tetorit./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";