FMN do të japë 1.4 miliardë dollarë për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FMN do të japë 1.4 miliardë dollarë për Ukrainën

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të aprovojë një shumë prej 1.4 miliardë dollarësh amerikanë brenda javës tjetër, si fond emergjence për situatën në Ukrainë, pas paralajmërimeve se lufta mund të ketë impakt shumë të fortë në ekonominë globale.

Kërkesën e kanë bërë vetë autoritetet ukrainase karshi institucionit të madh ndërkombëtar financiar. M

Sipas një raporti të fundit paraprak, lufta në Ukrainë po i çon çmimet e energjisë dhe drithërave në majat më të larta historike. Po ashtu, krizë e paprecedentë refugjatësh dhe sanksionime të panumërta ndaj Rusisë, mund të bëjnë që situata të përshkallëzohet më tej.

Kjo është një përpjekje nga ana e FMN-së për të ndaluar disi ritmin e rënies ekonomike dhe për të vepruar në mbështetje të Ukrainës dhe aleatëve perëndimorë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy