Fluksi i emigrantëve, Polonia shpall gjendjen e emergjencës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluksi i emigrantëve, Polonia shpall gjendjen e emergjencës

Polonia vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës në dy rajone kufitare me Bjellorusinë për shkak të një valë të madhe emigrantësh që tentojnë të hyjnë në vend.

Varshava zyrtare dhe Bashkimi Europian kanë akuzuar së fundmi presidentin bjellorus Aleksander Lukashenko se ka inkurajuar mijëra emigrant të hyjnë në territorin polak për të ushtruar presion ndaj bllokut në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj Minskut.

Gjendja e emergjencës, që vendoset për herë të parë në Poloni që nga regjimi komunist, ndalon mbledhjet e njerëzve dhe limiton kalimin e tyre në zonën kufitare me Bjellorusinë për një periudhë 30 ditore.

Shoqatat humanitare që punojnë me emigrantët raportojnë se tashmë konstatojnë një shtim të forcave të policisë dhe mjeteve ushtarake në zonë dhe i frikësohen një vendimi të mundshëm që mund të ndalojë aktivitetin e tyre dhe bllokojë emigrantët në mes të vendeve.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy